Connect with us

Lajme

Të dy të shëruar nga COVID-19, Veliaj takohet me arkitektin e njohur kosovar

Publikuar

Kryetari i Tiranës Erion Veliaj është takuar me arkitektin e njohur nga Kosova Përparim Rama të cilin e ka cilësuar si arkitektin më të talentuar kosovar.

Veliaj e ka përmendur faktin se të dy janë shëruar nga COVID-19, derisa ka njoftuar se grupi i arkitektëve që Rama e drejton është në mesin e finalistëve për objektin e ri të Bashkisë së Tiranës.

“Gjithmonë një kënaqësi ta takoj Përparim Ramën – arkitekti më i talentuar britaniko-shqiptar nga Kosova. Pasi të dy jemi shëruar nga COVID-19, ne diskutuam për rolin e arkitekturës në ‘normalitetin e ri’. Grupi i tij 4M është në mesin e 10 finalistëve për Bashkinë e re të Tiranës”, ka shkruar Rama në Twitter.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK