Lajme
“Të dua, por nuk duroj dot më”/ Zbulohet letra e shqiptares për burrin, e kaluara e saj është e dhimbshme

Antonia Nikolla, nënë e tre fëmijëve u raportua e zhdukur nga familjarët në 12 gusht në zonën e Iraklios në ishullin e Kretës.
Pas afro dy javësh 27-vjeçarja u kthye sot sërish në familjen e saj. Mediat greke raportojnë se bashkëshorti i saj ka njoftuar policisë se gruaja e tij është kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.
Ndërkaq në mediat helene është zbardhur një letër e gruas për bashkëshortin e saj para largimit nga shtëpia.
“Gjoni im
Dua të të kërkoj falje, por nuk mundem më. Deri më sot kam duruar shumë, por këtë radhë më kanë goditur në pikën që lëndon më shumë. Dua të dish se përkundër faktit që vazhdimisht kemi debatuar, nëse është apo jo faji jot, dhe faktit që jam e lodhur nga papjekuria jote, të kam dashur dhe të dua shumë! Nuk do ta harroj kurrë mënyrën si më ke vështruar herën e parë, sepse ka mbetur e njëjta po sot. Më pëlqente tek shihja në sytë e tu që më admiroje dhe më tregoje sa e rëndësishme jam për ty. Përqafimet e tua do të më mungojnë shumë. Por ata nuk na lanë rehat. Faleminderit por tre krijesat e vogla dhe familjen e mrekullueshme që më ke dhuruar.
…
Të dua shumë!
Antonia”.
Nuk dihet kujt i referohet Antonia në letër, por ajo fajëson “punonjësit social”. Mediat greke raportojnë se jeta e saj ka qenë plot peripeci, ku është lindur në Larisa nga prindër shqiptar 27 vjet më parë. Mandej në moshën 14-vjeçare ajo u largua nga shtëpia pas mosmarrëveshjeve me prindërit. Ajo është ndihmuar nga një aktore e njohur greke, dhe pastaj ka vijuar jetën në një institucion social në Heraklion të Kretës. Babai e saj e ka cilësuar një fëmijë shumë të vështirë me të cilën kishte shumë përplasje.




















