Connect with us

Sport

Takimi mes babait të Messit dhe Bartomeut, ja plani i Jorges

Publikuar

më

Te Barça e kanë të qartë se presidenti Bartomeu dhe Jorge Messi janë në kontakte të vazhdueshme, pavarësisht tensionit që është krijuar midis kapitenit dhe klubit, pasi Leo kërkoi të largohej falas nëpërmjet një “burofax”-I, të martën e kaluar.

Në lëvizje e tillë radikale nuk pritej në klub dhe, për më tepër, pa njoftim paraprak nga Messi dhe avokatët e tij. Sidoqoftë, nga Barça kontaktet me babanë e lojtarit dhe madje edhe me vetë futbollistin nuk janë mbyllur.

Presidenti Bartomeu është i gatshëm të takohet me Jorge Messin, në parim, të mërkurën. Sigurisht, secila palë do të shkojë me një plan shumë të qartë dhe të përcaktuar, por vështirë se do të ketë një marrëveshje. Sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta dhe nuk duket se ato do të ndryshojnë shumë përpara samitit të radhës.

Qëllimi i babait të Messit është që, në mënyrë të qytetëruar dhe miqësore, të gjejë rrugën për ta larguar djalin e tij me marrëveshje, pavarësisht faktit që Leo ka zgjedhur të shtrëngojë litarin, duke mos shkuar në testet PCR dhe përgatitijet parasezonale.

Jorge Messi shpreson të gjejë mirëkuptim tek presidenti Bartomeu, duke i shpjeguar se djali i tij preferon të largohet, pasi është lodhur nga dështimet në Ligën e Kampionëve, me kulmin që arriti në Lisbonë, me humbjen poshtëruese 2-8 ndaj Bayernit. Messi dëshiron të bëhet pjesë e një projekti të ri për të fituar në Evropë dhe jo të qëndrojë te Barça, ku Koeman do të ketë dorë të hekurt. /Supersport

Lajme49 minutes ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri2 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme3 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme3 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme3 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme4 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme4 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme4 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme4 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

Maqedoni4 hours ago

LSDM: Me ndërprerje të seancës, pushteti pengoi deputetet e opozitës të parashtrojnë pyetje parlamentare

NA NDIQ NË FACEBOOK