Connect with us

Kosovë

Tahiri: Kosova po bie në grackë të propagandës së udhëheqësve të Serbisë

Publikuar

më

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ditë më parë ka deklaruar se ka parandaluar dy tërheqje të njohjeve për Kosovën.

E për këtë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se kjo deklaratë është gënjeshtër.Analisti politik Ramush Tahiri, tha se po vazhdojnë përplasjet e diplomacisë kosovare dhe serbe rreth njohjeve e çnjohjeje të shtetit të Kosovës.

“Serbia ia ka arritur me propagandën e vet sidomos me shpjegimin se në Bruksel po dialogohet rreth statusit të Kosovës t’i bindë disa shtete që të tërheqin apo ta pezullojnë njohjen për Kosovën duke pritur rezultatet nga dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me qëllimin si ka arsyetuar Beogradi për të qenë neutral dhe për të mos paragjykuar rezultatin”, potencoi ai.

Tahiri ka shtuar se Kosova nuk ka arritur ta bindë faktorin ndërkombëtar dhe shtetet individuale se dialogu po zhvillohet për normalizim të marrëdhënieve.“Pasi këtu kishte një luftë të përgjakshme kishte një gjenocid dhe një spastrim etnik dhe shumë pasoja të rënda, disa të pariparueshme dhe se për të ndërtuar paqen duhet një proces i qartë dhe i saktë për agresorin dhe për viktimën. Kosova gjithashtu nuk arriti t’i bindë organizatat ndërkombëtare dhe shtetet anëtare se në procesin e dialogut po hyhet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundonte njohje të pavarësisë së shtetit të Kosovës nga Serbia”, shtoi ai.

 

Më tej ai tha se çështja e statusit është zgjidhur me lirinë e Kosovës.

“Çështja e statusit është e zgjidhur me lirinë e Kosovës me çlirimin nga Serbia dhe me shpalljen e Kosovës shtet të pavarur e sovran. Kosova duket po i kushton shumë rëndësi deklarimeve mediatike të udhëheqësve të Serbisë, po humb energji për këtë dhe duket po bie në grackë të propagandës”, përfundoi ai për Aleanca.press.

Kujtojmë se Serbia ka vazhduar me fushatën për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës, për ndalimin e kësaj fushate ka kërkuar edhe i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Maqedoni25 minutes ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme45 minutes ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë52 minutes ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

Maqedoni1 hour ago

Përplasje me policinë në Llojan: Drogë, sulm ndaj uniformës dhe arratisje spektakolare me BMW!

Shqipëri2 hours ago

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

Lajme2 hours ago

Kush është shqiptari i parë në krye të Këshillit të prokurorëve – barriera që u thye në kohën e VLEN-it

Lajme2 hours ago

Lajm i mirë nga Roma: Mjekët ia shpëtojnë syrin protestuesit Erjon Vishkulli

Kosovë3 hours ago

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

Lajme3 hours ago

Dy vite në krye të Teatrit të Tetovës, Memishi Sopi: 10 premiera, 13 çmime dhe 16 festivale

Lajme4 hours ago

Shasivari: Kodi i ri Penal në fazën përfundimtare – harmonizimi me BE-në, hapi i radhës

Maqedoni4 hours ago

Mbi 500 vende të reja parkimi te Qendra Klinike në Shkup, dy kompani në garë për ndërtimin e garazheve

Lajme5 hours ago

Saranda Imeri Stafai pyet Taravarin: Qeveria që e quaje më të keqe se ajo e Gruevskit, si u bë e përshtatshme për punësimin e bashkëshortes?

NA NDIQ NË FACEBOOK