Connect with us

Sport

Szczesny paralajmëron Lyonin: CR7 është gati për një tjetër mrekulli

Publikuar

Liga e Kampionëve rikthehet të premten, me Juventusin që duhet të përmbys rezultatin 1:0 ndaj Lyon nga ndeshja e parë, e cila ishte zhvilluar në muajin mars.

Szczesny beson se Ronaldo mund të bëjë ndryshimin edhe një herë për Juventusin, siç ka bërë vitin e kaluar me hat-trikun kundër Atletico Madrid.

“E shoh ekipin gati, është një atmosferë e ngjashme sikur vitin e kaluar para ndeshjes me Atletico Madrid”, ka deklaruar portieri polak, përcjell lajmi.net.

“Ne mund ta bëjmë atë përsëri, Ronaldo me një tjetër hat-trik? Askush në botë nuk ka dyshime që Cristiano mund ta bëjë atë përsëri”.

“Si zakonisht në momente vendimtare ai bën diferencën, ai është gati për një tjetër paraqitje të mrekullueshme”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK