Sport
Sulmuesi i njohur humb ndjenjat në fushë

Futbollistët dhe stafet e të dy skuadrave përjetuan momente ankthi për pak çaste, por më pas sulmuesi u ngrit dhe vijoi normalisht takimin, duke luajtur deri në vërshëllimën finale.
Kjo nuk është hera e parë që ndodh me Gomis, pasi sulmuesi ka rënë pa ndjenja edhe kur ka qenë pjesë e skuadrave si Swansea e Galatasaray, por edhe gjatë një seance stërvitore me kombëtaren franceze.
Gomis vuan nga një sinkop vasovagal, një rënie e papritur e presionit të gjakut, që sjell humbjen e vetëdijes, ndërsa shkak për të bëhen situatat e ngarkuara emocionale. Në fund vetë sulmuesi ka reaguar në Twitter, ku ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe ka thënë se më shumë pati frikë sesa dhimbje. /Lajmi.net/
Bafetimbi Gomis, Al Ahli – Al Hilal maçının 12. dakikasında fenalaştı. Sağlık heyeti hemen sahaya girdi ve müdahaleyi gerçekleştirdi. Tecrübeli futbolcu tedavinin ardından oyuna devam ediyor. pic.twitter.com/TMeXyTK1On
— Sporcope (@sporcope) August 20, 2020























