Connect with us

Kosovë

Sulmi ndaj parlamentit gjerman bashkon spektrin politik: Sulm ndaj zemrës së demokracisë

Publikuar

Përpjekja për të hyrë me forcë në Parlamentin e Gjermanisë të shtunën në protestën e madhe të Berlinit kundër masave ndaj Covid-19 është dënuar ashpër nga politikanët në mbarë spektrin politik.

Demonstruesit, shumë prej të cilëve të së djathtës ekstreme, e thyen kordonin e policisë dhe u ngjitën shkallëve të Reichstagut para se t’i shpërndante policia.

Ministri i brendshëm tha se nuk do të kishte fare tolerancë për sjellje të tilla, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Rreth 38 mijë njerëz kishin marrë pjesë në këto demonstrata kundër masave ndaj Covid-19.

Demonstruesit që mbanin flamurin e ish Gjermanisë imperialiste arritën t’i kalonin policët duke mësyrë drejt hyrjes së ndërtesës.

Policia tha se numri i këtyre njerëzve kishte qenë disa qindra vetë.

Presidenti Frank Walter Steinmeier e dënoi sulmin si “një sulm të padurueshëm ndaj zemrës së demokracisë tonë.”/Periskopi