Sport
Suarez largohet nga Barca, por bëhet me super skuadër

Sipas asaj që raporton Sport, Paris Saint Germain po konsiderojnë nënshkrimin e tij, për t’i mundësuar uruguaianit që të luajë sërish së bashku me Neymarin, përcjell lajmi.net.
Suarez pritet të largohet nga Barcelona, pas ardhjes së Ronald Koeman si trajner i skuadrës.
Madje sot në mediet në Spanjë është raportuar se Koeman tashmë i ka bërë të ditur Suarezit se nuk bën pjesë në planet e tij.
Është përfolur se ekziston edhe një interesim i Ajaxit, por Luis Suarez nuk e dëshiron një gjë të tillë./Lajmi.net/






















