Connect with us

Sport

Statistikat e Quique Setien te Barcelona – A ishte i merituar shkarkimi?

Publikuar

Ashtu edhe siç pritej, sot edhe zyrtarisht Quique Setien është shkarkuar nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Humbja 2:8 nga Bayern Munich ka bërë që të mos ketë më shanse për Setien, i cili në krye të stolit katalan qëndroi për 217 ditë, përcjell lajmi.net.

Në këto 217 ditë, Setien ka drejtuar skuadrën e Barcelonës në 25 ndeshje.

Në 25 ndeshje, Quique ka regjistruar 16 fitore, 4 barazime dhe pesë humbje.

Vlen të cekët ajo se Setien nuk fitoi asnjë trofe me Barcelonën, duke u eliminuar në çerekfinale dhe duke lëshuar pozitën e parë në La Liga. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK