Connect with us

Sport

Stankoviç flet pas fitores: U ndjeva mirë me mikpritjen e shqiptarëve, ja çfarë i thashë Ernest Muçit

Publikuar

Trajneri i Crvena Zvezdës, Dean Stankoviç foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes së fituar 0-1 ndaj Tiranës. Tekniku serb tha se ekipi i tij e ka merituar fatin dhe e ka fituar ndeshjen. Ai ka shprehur vlerësime për sulmuesin e Tiranës Muçi, ndërsa tha se është ndjerë mirë me mikëpritjen në Shqipëri.

“Nuk ka rëndësi sa gola janë bërë 1 apo 10, por fitorja. Synimi u arrit, u kualifikuam. Do ta analizojmë ndeshjen. Kishim një ekip shumë të motivuar dhe të përgatitur. Që bëri një ndeshje mjaft të mirë. Fati është një faktor i rëndësishëm në jetë që duhet ta meritosh. Ne e kemi merituar fatin dhe e fituam. Patët frikë në ndonjë moment? Frika është pjesë e sportit dhe e jetës. Isha i shqetësuar në disa momente, por nuk është se kisha frikë”, tha Stankoviç.

Tekniku serb nuk i kurseu fjalët e mira për Ernest Muçin, të cilin tha se e uroi në përfundim të ndeshjes.

“Takimi me Muçin? Unë si një ish-futbollist, e urova dhe i thashë që ka bërë një lojë shumë të mirë. Duhet të vazhdojë të luajë në atë mënyrë”, u shpreh ai.

A ishte Crvena më e mirë?

“Do jetë raundi i tretë, na presin ndeshje të vështira. Ne do të përgatitemi. Gushti ka qenë muaj i fortë për ne. Mbas ndeshjes së ardhshme do kemi një pauzë. Do e vë gishtin në kokë dhe do të mendoj. Jam i kënaqur me punën e futbollistëve. Këto fitore të vështira ndihmojnë ekipet që të rriten. Dua të përgëzoj lojtarët e hedhur nga pankina”, vijoi ai.

I pyetur nga gazetarët shqiptar lidhur me mikëpritjen në Tiranë, ish-ylli i Interit u shpreh: “Unë e thashë edhe dje. Jemi ndjerë shumë mirë. Njerëzit ishin shumë mikëpritur. Hera e parë që kam ardhur në Tiranë. Na kanë pritur shumë mirë. Kam përshtypje mjaft të mira. Dua t’i falënderoj të gjithë! Një përqafim nga zemra”, përfundoi Stankoviç./Shekulli.com.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK