Connect with us

Sport

Solskjaer bën thirrje për shpenzime te Man Utd: Klubet e Premierligës janë përpara nesh

Publikuar

Trajneri i Manchester United ka një sfidë të rëndësishme sonte kur në gjysmëfinalen e Ligës së Evropës përballet me Sevillan.

Por, ky nuk është shqetësimi i vetëm i Solskjaer. Norvegjezi po mendon qysh tani edhe për sezonin e ri në Premierligë.

Madje, ai bën thirrje që skuadra të shpenzojë gjatë verës në mënyrë që të kap nivelin e rivalëve.

“Është garë. Mund t’i shohësh skuadrat teksa ndërtohen. Ka të bëjë me kualitetin – dhe kushton para për të marrë lojtarë që janë më të mirë sesa këta që kemi”, ka thënë Solskjaer, transmeton lajmi.net.

“Kemi akoma rrugë për të arritur në nivelin e skuadrave që janë në krye të Premierligës. Ata janë larg para nesh”, ka shtuar norvegjezi.

Manchester United këtë edicion ka arritur të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Në edicionin e radhës Ole Gunnar Solskjaer duket të ketë synime më të larta. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK