Connect with us

Sport

Situata me depresionin, reagon për herë të parë Josip Ilicic

Publikuar

Sulmuesi i Atalanta me një postim në Instagram falënderoi shokët e tij të skuadrës, të cilët dje i kushtuan një tribut të veçantë atij në një moment delikat dhe të vështirë: një fanellë me numrin 72 në foton e grupit, pas ndeshjes kundër Interit, transmeton lajmi.net.

“E shkëlqyeshme”, ishte komenti i sllovenit, prania e të cilit në Lisbonë në Ligën e Kampionëve mbetet në dyshim të fortë – aty ku klubi i tij takohet me PSG-në në raundin e tetë më të mirave.

Ilicic ra në depresion të thellë pas situatës së tmerrshme që pa në Bergamo për shkak të COVID-19, dhe tash e njëzet ditë ai nuk është me skuadrën e Gasperinit. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK