Sport
Silva tregon pse zgjodhi Sociedadin para Lazios

Skuadra italiane raportonte për një marrëveshje me mesfushorin spanjoll, i cili befasoi të gjithë me kalimin te Real Sociedad.
Pas shumë reagimeve, spanjolli ka vendosur të sqarojë pse zgjodhi Real Sociedad, para Lazios.
“Kam pasur një numër ofertash, por vendosa për Real Sociedad sepse i përshtatet karakteristikave të mia”, ka deklaruar Silva, përcjell lajmi.net.
“Familja gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjen time. Vendimi i tyre ka qenë vendimtar”./Lajmi.net/





















