Sport
Si t’i kishte ‘mallkuar’ dikush – një tjetër lojtar i lëndohet PSG-së

Ka qenë e qartë prej kohësh se Kylian Mbappe nuk do të luaj në këtë ndeshje shkaku i lëndimit, por një goditje e re ka ardhur për parisianët, me Marco Verrattin që është gjithashtu në pikëpyetje për këtë ndeshje.
Mediet në Francë raportuan se Verratti është lënduar gjatë seancës stërvitore dhe se ai është nën një pikëpyetje të madhe për ndeshjen kundër Atalantës.
Verratti është një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSG, dhe mungesa e tij do të ndihej ndjeshëm.
Mesfushori italian pati një paraqitje fantastike disa ditë më parë në finalen e Kupës së Ligës ku PSG mposhti Lyonin pas ekzekutimit të penalltive./Lajmi.net/





















