Sport
Shtyhet ndeshja Drita – Inter Escaldes

Skuadra e Dritës luan sonte në fazën preliminare të Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës së Inter Escaldes, shkruan lajmi.net.
Para ndeshjes, gjilanasit kanë mësuar për një rast pozitiv me Covid-19 në skuadër (Fidan Gërbeshi).
Faqja zyrtare e skuadrës së Inter Escaldes ka bërë të ditur së fundmi me anë të një postimi se ndeshja do të shtyhet.
Kurse, Drita FC ka njoftuar edhe për arsyet:
SHTYHET NDESHJA
Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30.
Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet.
FC DRITA, thuhet në njoftimin e Dritës.
Kështu, ndeshja mes Dritës dhe Inter Escaldes do të luhet me fillim nga ora 19:30, kurse ishte e paraparë të luhej në ora 18:00. /Lajmi.net/






















