Kosovë
Shqipëria dëbon agjentin sekret të Iranit, Ehsan Bidi

Bidi, mbërriti në Shqipëri si pjesë e kontigjentit të më tepër se 2 mijë muxhahedinë nga kampi i lirisë në Irak. Ai është agjent i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian (MOIS / VEVAK) në Shqipëri, dhe hyri në vendin tonë më 16 tetor 2013 si refugjat dhe “ish-anëtar i PMOI” (Organizata Popullore Mojahedine e Iranit) me një pasaportë iraniane të lëshuar nga MOIS / Vevak.
Pasaporta e Bidi, me të cilën ai hyri në Shqipëri, e regjistruar më 27 janar 2013 dhe numër 16359072, është e vlefshme për pesë vjet. Kjo zbulon se nuk ka nevojë ta njohësh këtë individ si refugjat, shkruhet në një profil që muxhahedinët që qëndrojnë në Kampin e Manzës në Shqipëri, kanë publikuar për të.
Pasaporta
Transferimi i Bidit në Shqipëri synonte krijimin e qelizës së një rrjeti spiunimi midis anëtarëve të PMOI / MeK të transferuar nga “Camp Liberty” në Irak, në Shqipëri, thuhet më tej në profilin e shkruar për të.
Qëllimi i këtij misioni ishte sigurimi i informacionit të nevojshëm dhe të hapë rrugën për sulmet e ardhshme terroriste. Rezistenca iraniane ka ekspozuar të kaluarën dhe shërbimin e Bidi-it ndaj mullahëve në shumë deklarata të mëparshme.
Sipas deklaratës së publikuar më 2 dhjetor 2013, në 19 Prill 2012, Bidi u dorëzua para forcave irakiane dhe shkoi në Hotelin Mohajer, i cili kontrollohet nga elementë të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së regjimit (MOIS) dhe Forcës terroriste të Qods. … Në mesin e 2012, Bidi shkoi në Turqi dhe prej andej në Egjipt, duke përdorur një pasaportë të falsifikuar. Zyrtarët egjiptianë e arrestuan atë.
Ndërsa mbahej në burgun në Egjipt, ai ishte në kontakt me përfaqësimin e regjimit në atë vend. Inteligjenca e mullahëve u përpoq ta dërgonte Bidi në Austri, Finlandë apo Danimarkë, por këto vende nuk pranuan ta pranojnë atë dhe ai u kthye në Irak. Duke përdorur një pasaportë iraniane të siguruar atij nga MOIS, ai u dërgua përsëri në Turqi dhe më pas nga Turqia në Rumani, dhe më në fund në Shqipëri. Por edhe në vendin tonë atij i është refuzuar leja e qëndrimit dhe u mbajt i në qendrën e mbyllur të Karecit.
Bidi u rekrutua nga MOIS / VEVAK pasi hyri në Hotel Mohajer.
Në një profil të tij të në faqen e rezistencës iraniane thuhet se: Bidi ka lindur në 1977 dhe shumë anëtarë të familjes së tij u ekzekutuan nga regjimi iranian për mbështetjen e PMOI / MeK. Ai u largua nga Irani në 2002 dhe shkoi në Kampin Ashraf në Irak për t’u bashkuar me PMOI / MeK. Ai ishte arrestuar dy herë për krime të zakonshme para largimit të tij nga Irani. Nëna dhe vëllai i tij vizituan Ashrafin në 2003 dhe 2004, duke kaluar disa ditë me të dhe duke inkurajuar Bidi të qëndrojë me PMOI / MeK.
Sidoqoftë, pas sulmeve në korrik 2009 dhe prill 2011 kundër Ashrafit të inskenuar nga forcat e kryeministrit të atëhershëm irakian Nuri al-Maliki që i bënë kushtet e qëndrimit në Ashraf edhe më të vështira, Bidi nuk mund të duronte më rrethanat dhe ai u largua nga kampi në rastin e parë të mundshme në 19 Prill 2012, duke shkuar direkt në Hotel Mohajer të Bagdadit. Ky objekt kontrollohet nga MOIS / VEVAK i Iranit dhe “Quds Force” si një qendër rekrutimi për MOIS / VEVAK për të rekrutuar individë që në të kaluarën u larguan nga Ashraf.
Bidi nuk është i pari shtetas iranian që e dëbon Shqipëria.
Më herët Shqipëria shpalli persona të padëshiruar dy diplomatë të ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete, që cenojnë sigurinë e vendit.
Ky vendimi u mor në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.
Ata janë Mohamed Peimanemati, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacionin Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit.
Këta persona ishin në lidhje të drejtpërdrejtë me ish shefin suprem të trupave Quds, të gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjent shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e Ambasadës Amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që me sa duket konfirmon vërtetësinë e shqetësimit që çoi në vrasjen e Sulejmanit!
Seyed Ahmed Hosseini Alast
Atashe kulturor, por në fakt anëtar i gardës revolucionare të Republikës islamike, organizatë e shpallur terroriste nga departamenti i shtetit. Pjesë aktive e planeve dhe nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabilizuese ndaj prezencës së forcave të koalicionit në Lindjen e Mesme. Statusi diplomatik në Shqipëri i ka shërbyer për të mbuluar aktivitetin e tij që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Mohamed Peimanemati
Këshilltar i Ambasadës Iraniane në Tirane, por ne fakt anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE.
I fundit që u dëbua nga vendi ynë ishte 29-vjeçari, Danial Kassrae, i cili është shpallur i padëshiruar nga autoritetet vendase. Danial Kassrae me kombësi iraniane dhe me shtetësi italiane, dyshohet se është agjent me veprimtari spiunazhi i infiltruar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane. Sipas raportit të Agjentëve të anti-terrorit ky shtetas është klasifikuar si një person i rrezikshëm dhe që cënon sigurinë publike.
Danial Kassrae
29-vjeçari është shfaqur shpesh herë në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit. Për llogari të shtetit të Iranit, Kassrae ka tentuar të rekrutojë ish-anëtarë të MEK apo anëtarë aktual të kësaj organizate.
Personit në fjalë do t’i ndalohet hyrja në Shqipëri për 15 vitet e ardhshme.




















