Uncategorized
Shpërthimi katastrofal në Bejrut i incizuar nga katër kënde të qytetit (Video)

Një shpërthim i tmerrshëm ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytetin e Libanit në Bejrut që ka tronditur të gjithë vendin, transmeton Periskopi.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin e shpërthimit të fuqishëm dhe më pas krijimin e një shtëllunge të madhe tymi që ka mbuluar një pjesë të mirë të qytetit.
Burimet e sigurisë raportuan për Reuters se shpërthimi ndodhi pranë magazinave të fishekzjarreve, edhe pse nuk dihet qartë se çfarë mbanin ato magazine.
Më poshtë shihni shpërthimin e incizuar nga katër kënde të ndryshme të qytetit:






















