Connect with us

Kosovë

Shkon larg Haki Abazi: Përzihet në zgjedhjet presidenciale amerikane

Publikuar

Ish zv.kryeministri në Qeverinë Kurti, Haki Abazi, është përzier sërish në zgjedhjet presidenciale të ShBA-ve duke sulmuar administratën e presidentit aktual Donald Trump. 

Abazi – që akuzon LDK-në, PDK-në, Thaçin e po ashtu edhe administratën Trump për rrëzimin nga pushteti ku ishte njeriu i dytë i qeverisë – së fundi ka publikuar një deklaratë të Colin Powell që i del kundër presidentit aktual.

Në fakt, z.Trump ka mbështetjen e partisë së tij, republikanëve, dhe pritet të jetë edhe formalisht i nominuar për të fituar mandatin e dytë si president i ShBA-ve, shkruan Periskopi.

“Qe pse 2 Shtatori do të ishte gabim strategjik dhe historik. As republikanët nuk e duan këtë administratë e as veprimet e saj”, ka shkruar Abazi duke injoruar faktin se Partia Republikane në fakt mbështet rikandidimin e z.Trump.

Dhe natyrisht që një deklaratë e tillë e pamatur mund t’i kushtojë Kosovës në rast të rizgjedhjes së Trump në pozitën e më të pushtetshmit në botë.

NA NDIQ NË FACEBOOK