Lajme
Shkodër: 23-vjeçari nuk i mbijeton plagëve nga automatiku, vdes në spital

Shkodra është tronditur sërish nga një sulm me armë zjarri.
Sipas raportimeve të para është qëlluar me armë zjarri automatik Gledis Kraja, 23-vjeç në lagjen “Perash” të qytetit.
Kraja është qëlluar ndërsa ishte duke lëvizur me makinën e tij tip “Ford”.
I riu Gledis Kraja është transportuar për në Spitalin e Shkodrës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot palgëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ende nuk dihen autorët e ngjarjes dhe shkaqet që e sollën këtë atentat por nga të dhënat paraprake mësohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
Kjo ngjarje vjen vetëm dy ditë pasi në Shirokë për shkak të përdorimit të armës, një 17-vjeçar u plagos rastësisht, ndërsa një i ri qëlloi drejt mjetit të një 46-vjeçari me të cilin ishte konfliktuar.
Sakaq policia e Shkodrës ka dhënë edhe informacionin e saj për këtë ngjarje.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, në lagjen Daniel Matlija, pranë një marketi, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri armë zjarri, shtetasi G.K, 23 vjec banues në lagjen Perash, Shkodër, i cili sapo ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Forcat e Policisë të DVP Shkodër dhe të FNSh kanë rrethuar zonën dhe vijon kontrolli për kapjen e autorit.





















