Connect with us

Lajme

Shfrytëzonin për prostitucion një 17 vjeçare, arrestohen një burrë dhe një grua në Tiranë

Publikuar

Dy të rinj në Tiranë kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare.

Dy të arrestuarit janë  G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK