Connect with us

Lajme

Shfaqet një simptomë e re e COVID-19, mjekët befasohen nga ajo që zbulojnë

Publikuar

Mjekët kanë paralajmëruar se një simptomë e re e koronavirusit mund të jetë lemza e vazhdueshme. Një raport i botuar në Gazetën Amerikane të Mjekësisë treguan rastin e një burri që rezultoi pozitiv me sëmundjen vdekjeprurëse pasi kishte lemzë për katër ditë.

Një 62-vjeçar nga Chicago, fillimisht nuk kishte treguar simptoma të tjera. Ai u pranua në spital dhe më pas u konstatua se kishte temperaturë prej 37.3C.

Por një skanim në mushkëri tregoi indikacionet se po luftonte me një sëmundje. Burri u vendos në një dhomë izolimi, ku u testua për koronavirus. Temperatura më vonë iu rrit në 38.4 gradë.

“Këtu ne po paraqesim një rast të fshehjes së vazhdueshme të një simptome të infeksionit me COVID-19 tek një burrë 62-vjeçar”, njoftoi spitali i Chiccagos.

“Për njohurinë tonë, ky është rasti i parë i një simptome të re e të prekurit me COVID-19”, shkruan më tutje.

Kjo ka bërë që mjekët nga Cook County Health, Chicago, të konstatojnë se nuk duhet të përjashtuar edhe lemzën si simptomë të koronavirusit.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK