Connect with us

Sport

Sevilla e kalon Wolvesin, në gjysmëfinale takohet me Man Unitedin

Published

on

Skuadra spanjolle ka arritur të mposht anglezët e Wolves 1:0, me golin e fitores të shënuar në fund të ndeshjes.

Wolves pati një mundësi të mirë të kalonte në epërsi në minutën e 13’, kur Adama Traore fitoi një penallti.

Por, nga pika e bardhë dështoi Raul Jimenez.

Vazhdimi i ndeshjes solli lojë me ritëm të lartë, por edhe me raste të mira shënimi.

U desh të pritej minutën e 88’, për golin e vetëm të kësaj ndeshje, të shënuar nga Lucas Ocampos.

Në gjysmëfinale, Sevilla takohet me Manchester United./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK