Connect with us

Sport

Sevilla 3:2 Inter, notat e lojtarëve

Publikuar

Skuadra spanjolle u konfirmua edhe sonte si eksperte e këtij kompeticioni, duke mposhtur Interin me rezultat 3:2.

Romelu Lukaku (5′) realizoi fillimisht nga pika e bardhë, para se Luuk de Jong (12′) të barazonte rezultatin.

Sulmuesi holandez (33′) shënoi sërish me kokë për t’i dhënë epërsinë skuadrës spanjolle, megjithatë Diego Godin (36′) baraspeshoi sërish rezultatin.

Në gjysmën e dytë të dyja ekipet luajtën me kujdes të shtuar, duke bërë që detaje të vogla të vendosnin fituesin.

Qendërmbrojtësi Diego Carlos (74′) bëri një goditi me roveshadë, ku falë një devijimi padashje të Lukaku bëri që topi të përfundonte në rrjet, duke i sjellur trofeun e gjashtë në histori skuadrës së tij.

Këtë ndeshje shkëlqeu De Jong me dy gola, derisa paraqitje për t’u harruar pati portieri Handanovic e sulmuesi Lautaro. /Lajmi.net/

Sevilla

Inter

NA NDIQ NË FACEBOOK