Connect with us

Lajme

Sërish flet Zaev: Bisedimet për Qeverinë e re vazhdojnë në formate të ndryshme

Publikuar

Lideri i LSDM-së dhe pretendent për formimin e Qeverisë së ardhshme të Maqedonisë, Zoran Zaev në një prononcim për gazetën KOHA, thotë se në vazhdë janë konsultimet me partitë politike për formimin e shumicës së re parlamentare, përfshirë këtu edhe BDI-në e Ali Ahmetit.

“Në vazhdë janë konsultat në formate të ndryshme, nëse ka ndonjë progres në bisedime, do ta informojnë opinionin. Për momentin mund të themi vetëm këtë – derisa po zhvillohen bisedimet, që mos vëmë në pikëpyetje suksesin e tyre”, deklaroi për gazetën KOHA, Zaevi.

Në anën tjetër, presidenti i Republikës, Stevo Pendartovski pret që liderët të arrijnë marrëveshja dhe ti drejtohen për marrjen e mandatit.

“Sa i përket pyetjes se kur Presidenti do të ketë takime me partitë, ne do të presim rezultatin e bisedimeve që janë në vazhdim mes partive politike që kanë fituar deputetë në Parlament. Cilado parti ose koalicion i partive që siguron shumicën në Parlament, mund të kërkojë një takim me Presidentin për ta informuar atë për rezultatin e negociatave politike”, deklaroi për gazetën KOHA, Biljana Radeva, zëdhënse e presidentit Pendarovski.

NA NDIQ NË FACEBOOK