Lajme
Serbia anulon testin PCR për shtetasit e Maqedonisë që kalojnë tranzit

Me vendim të Shtabit të Krizës të shtetit Serb, prej sot të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë si dhe Rumanisë për hyrje në shtetin Serb duhet patjetër të pajisen me test negativ PCR i cili duhet të jetë i vjetër së paku 48 orë. Ndërkaq sa i përket të gjithë udhëtarëve që tranzitojnë nëpër Serbi nuk u nevoitet e njejta.
Në orët e mëngjesit në pikën kufitare Tabanoc që lidh RMV-në me Republikën e Serbisë, nga pjesa e Serbisë u shkaktua tollovi, pasi që autoritet kufitare serbe nuk lejonin shtetasit e Maqedonisë, të cilët udhëtonin me autobusë drejt shteteve të Bashkimit Europian, të hyjnë në Serbi pa testin e kryer PCR.
Pritjet zgjatën rreth 3 orë e gjysëm, kur në saje të bashkëpunimit mes autoriteve nga të dy shtetet, Komisioni serb për sëmundje ngjitëse rishikoi vendimin e djeshëm për teste PCR në kufi për të gjithë ata që kalojnë transit, dhe i njejti u anulua nga autoritetet serbe, pas çka dhe filloi menjëherë lëvizja e autobusëve në mënyrë tranzitore nëpër teritorin serb.
Sa i përket vendimit të të dyja shteteve, për kryerjen e PCR testit , për lëvizjen e qytetarëve nga njëri në shtetin tjetër, qytetarët e Kumanovës janë me mendime të ndara disa thonë se është për të mirën e qytetarëve, kurse të tjerët vlersojnë se u pamundësohet kontakti farefisnor nga të dyja anët e kufirit.
“Nuk është në rregull ne kemi farefis matan, besoj se nuk ka nevoj për një gjë të tillë, me këto masa ne faktikisht jemi të dëmtuar edhe ekonomikisht me një fjalë në pëtgjithësi, unë mendoj se nuk ka nevojë të kërkohet PCR testi”, tha një banor i Kumanovës për TVM2.
“Shteti e dim ë mire, sigurisht ajo është për të mirën e qytetarëve që të jemi më të sigurt si për ne si për ata. Shteti e dim ë mire, ne pse kemi familje andej e nuk po na vie rradha të shkojmë atëher duhet të pajtohemi me këtë”, tha një banor tjetër i Kumanovës për TVM2.
Në fuqi vazhdon të mbetet vendimi i djeshëm i Shtabit të krizës të Serbisë për nevojën e tetsit PCR jo më të vjetër se 48 orë për hyrje dhe qëndrim në Serbi. (TVM2)



















