Kosovë
Senatori Bob Dole kujton vizitën e tij të parë në Kosovë: Askush s’e dinim se ky do të ishte fillimi i rrugëtimit për Pavarësi

Senatori Bob Dole ka kujtuar vizitën e tij të parë në Kosovë, 30 vjet më parë.
Ish- senatori Dole, ka thënë se askush nuk e ka ditur se ky ishte fillimi i rrugëtimit për pavarësi për popullin e Kosovës.
“30 vjet më parë, unë dhe kolegët e mi udhëtuam për në Prishtinë për herë të parë. Askush nga ne nuk e ka ditur se ai do të ishte fillimi i rrugëtimit për pavarësi për popullin e Kosovës”, ka shkruar Dole në tëitter.
Në Prishtinë është ndërtuar busti në nderim të ish senatorit Bob Dole, për angazhimin e tij të madh për pavarësinë e Kosovës.
Ai ka falënderuar për mundësinë që t’i shërbejë Kosovës, ndërsa ka kërkuar falje që nuk mund të jetë prezent në përurimin e bustit të tij në Kosovë./Periskopi/


















