Lajme
Seanca konstituive, Hyseni: Do të vazhdojë pas marrëveshjes mes partive

Seanca konstituive me përbërjen e re paralamentare që u mbajt të marten e javës së kaluar pritet të vazhdojë në momentin që do të ketë një marrëveshje mes partnerëve të koalicionit të ardhshëm qeveritar. Kështu vlerëson analisti politik Blerim Hyseni I cili thotë se kësaj rradhe është kujdesur që të mos përsëritet praktika e kaluar ku partitë kanë shkuar pa një marrëveshje në Kuvend gjë e cila pastaj ka prodhuar edhe probleme në funksionomin e komisioneve brenda kuvendit.
“Vetë fakti që nuk u përfundua seanaca konstituive flet për atë se fillimisht pritet të bëhet marrëveshje për koalicionim dhe më pastaj të vazhdoj zgjedhja e Komisionit për Emërime në kuadër të kuvendit dhe pastaj zgjedhja e kryetarit të Kuvendit. Praktika e më hershme flet se zgjedhjet e komisionit për emërime para një marrëveshje për kioacionim ka sjell probleme në funksionomin e kuvendit.”, tha analisti politik Blerim Hyseni.
“Qeveria stabile”, Hyseni: Vendi nuk guxon që të mbetet pa opozitë
Një qeverisje me shumicë prej 61 deputetësh është mjaft e vështirë edhe funksionomi i Kuvendit, vlerëson Hyseni, por sipas tij kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se të gjithë duhet të bëhen pjesë e pushtetit.
“Mendoj që me 61 deputet është e vështirë të arrihet një funskionim stabil në veçanti i Kuvendit për shkak se parktika e ka dëshmuar se shumë herë për arsye të ndryshme deputetët mungojnë dhe në momente të cakuta mungesa e tyra ka prodhuar ngecje të proceseve dhe funksionimit të kuvendit. Nga ana tjetër faktorit ndërkombtarë gjithnjë ka qenë i interesuar dhe do të jetë në vijim që në Maqedoni të ketë një qeveri stabile në veçanti kur pritet ti filloj negociat me BE-në. Mendoj se ky stabilitet nuk duhet të nënkuptohet se të gjithë duhet të jenë pjesë e pushteti pasi për proceset që vijojnë duhet të ketë opozitë, madje një aspeket shumë i rëndësishëm i proceseve politike është roli i opozitës në një shoqëri.”, tha Hyseni.
Hyseni shprehet se për sfidat që presin në të ardhmen Maqedoninë është i nevojshëm një bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës cilado qoftë ajo, por një gjë e tillë duket e pamunudur të ndodh sidomos në bllokun politik maqedonas duke pasur parasysh hendekun që është krijuar mes dy partive që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prepës.
















