Connect with us

Sport

Samuel Umtiti afër transferimit në Serie A

Publikuar

Mbrojtësi francez duhet të kërkojë një mjedis të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e skuadrës katalane.

Mediet në Spanjë raportojnë se Roma ka filluar të punojë rreth një marrëveshje me Barcelonën për 26 vjeçarin, duke kërkuar fillimisht huazimin e tij, përcjell lajmi.net.

Barcelona duket e gatshme të pranojë çfarëdo oferte, vetëm e vetëm të lirohet nga paga prej 7 milionë euro e futbollistit.

Umtiti te Barcelona është transferuar në vitin 2016 nga Lyon, dhe në 77 paraqitje, ka shënuar dy gola.

Lojtari gjithashtu është pjesë e Kombëtares së Francës./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK