Connect with us

Uncategorized

Rusia e pakënaqur me Serbinë, pas blerjes së armatimit nga Kina

Publikuar

më

Disa media ruse kanë shkruar se Beogradi i ka dërguar porosi të qartë Moskës se nuk varet vetëm nga armatimi rus, madje shkruajnë se ka zhgënjim tek rusët pas porosisë së sistemeve të mbrojtjes ajrore kineze FK-3.

Mediat ruse e kanë ndjekur ngjarjen dhe debatin për synimin e Beogradit të blejë armatim prej Kinës dhe disa prej tyre ka shprehur hapur zhgënjimin e tyre.

Në disa media ruse ka tituj e përfundime se “Serbia zgjodhi FK-3 në vend të S-300 rus”.

Mediat ruse shkruajnë se në qershor të 2020, agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS, duke u thirrur në burime ushtarake-diplomatike, ka njoftuar se Rusia i ka dërguar Serbisë aplikacionin e porosisë së kompleksit 300PMU-2 për vitin 2021. Megjithëse Beogradi zyrtar nuk e kishte konfirmuar këtë informacion, disa media ruse e konsiderojnë se kjo është e saktë, transmeton REL.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kishte deklaruar në dhjetor të vitit të kaluar se Serbia kishte hequr dorë nga porosia e sisteme S300 e S400, pas shumë spekulimeve në media ruse e serbe, të nxitura nga deklarata e zyrtarëve në të cilat aludonin se një sistem i tillë mund të jetë subjekt i marrëveshjes mes dy shteteve.

Portali i njohur rus Lenta.ru shkruan se depërtimi i sistemit FK-3 në tregun serb është e çmuar për Kinën, pasi sisteme të tilla të mbrojtjes kundërajrore Kina kishte arritur t’i pajiste vetëm aleatët aziatik të Pekinit.