Sport
Rrahmani grumbullohet për herë të parë me Napolin

Sot është bërë grumbullimi i parë në “Castel di Sangro” për sezonin 2020/21.
E për herë të parë nën drejtimin e Genaro Gattusos do te jetë edhe Amir Rrahmani që fillon një përvojë të re në karrierën e tij.
Mbrojtësi kosovar u ble nga Napoli në janar por mbeti i huazuar te Verona deri në fund të sezonit.
Ai është vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë në Serie A gjatë sezonit të kaluar. /Lajmi.net/





















