Connect with us

Sport

Ronaldo nuk mbetet pa çmim, goli ndaj Lyon më i miri në Ligën e Kampionëve

Publikuar

Ronaldo shënoi një gol të jashtëzakonshëm ndaj Lyonit për Juventusin në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës së eliminimit direkt.

Kështu, goli i Ronaldos e ka mposhtur atë të Marcel Sabitzerit për më të mirin e edicionit.

Pesëherë fituesi i “Topit të Artë” ka shënuar dy golat në fitoren 2:1 ndaj Lyonit, por Juventusi u eliminua nga gara me rezultat të përgjithshëm 2:2.

Sulmuesi portugez e ka fituar këtë çmim për herë të tretë me radhë. /Lajmi.net/