Connect with us

Sport

Ronaldo flet për situatën e Messit, tregon nëse duhet të largohet nga Barcelona

Publikuar

Te Barcelona ka filluar një seri ndryshimesh në skuadër, pas shkarkimit të trajnerit Quique Setien, dhe pas emërimit të Roland Koeman në vendin e tij.

Dilema më e madhe mbetet e ardhmja e Lionel Messit, i cili ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij, duke ngritur dyshime për një largim të mundshëm nga Barcelona.

“Është shumë e pamundur që Messi të largohet nga Barcelona, veçanërisht me këtë krizë financiare nëpër Evropë”, ka deklaruar Ronaldo, përcjell lajmi.net.

“Messi është referencë e klubit dhe nëse do të isha Barcelona unë nuk do të lejoja largimin e tij në çfarëdo rasti”.

“Messi ka një marrëdhënie shumë të fortë me Barcelonën. Unë nuk mendoj se ai do të ndalojë së dashuruari skuadrën. Ai është i mërzitur, natyrisht, me mënyrën se si u mposhtën në Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/