Sport
Roma synon të sigurojë Milik duke përdorur Under

Ylli i Napoli, Milik, ka përfunduar në radarin e top skuadrave italiane, si Juventus e Roma, por edhe Milan.
Roma ka një plan tashmë se si synon të sigurojë kartonin e polakut, por nuk dihet nëse kjo do ta bind Napolin.
Romakët synojnë të ofrojnë kartonin e Cengiz Under për të siguruar shërbimet e Arkadiusz Milik, transmeton lajmi.net.
Under pëlqehet nga Gennaro Gattuso për sistemin e tij 4-3-3, kurse Milik shihet si zëvendësues për Edin Dzeko.
Mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje mes Romës dhe Napolit për shkëmbimin Milik-Under. /Lajmi.net/






















