Sport
Reina – Lazio, nesër testet mjekësore

Pepe Reina është në prag të transferimit në Lazio.
Pas përvojave në sezonin e kaluar në Milan dhe Aston Villa, spanjolli do të kalojë në Romë ku do ta sfidojë Thomas Strakoshën për fanellën e titullarit, raporton Gianluca di Marzio, transmeton lajmi.net.
Reina nesër do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore me Lazion para se t’i bashkohet skuadrës nga Stadio Olimpico.
Reina do të sjellë përvojë te skuadra e Lazios duke u rikthyer në Serie A pas aventurave në Napoli dhe Milan, derisa ka veshur edhe fanellat e Barcelonës, Liverpoolit e Bayern Munichut. /Lajmi.net/






















