Connect with us

Lajme

Reagon Vuçiq: Kosovën s’e trajtojmë si të pavarur as në Uashington e as në Bruksel

Published

on

Nga Beogradi kanë ardhur reagimet e para pas caktimit të takimit më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq konfirmoi se shteti i tij do të marrë pjesë në këtë takim, dhe se sipas tij Serbia nuk është në pozitë që t’i refuzojë negociatatat.

Ai shtoi se temat e diskutimit në këtë takim ndërlidhen me ekonominë, çështje kjo sipas tij shumë e rëndësishme për Serbinë.

Sidoqoftë, siç u shpreh Vuçiq, Serbia nuk do ta trajtojë Kosovën si shtet të pavarur, as në SHBA, e as në BE.

Kosovarët viinë në negociata për arsye të ndryshme. E para është që ata ta prezantojnë veten si shtet i pavarur. Ne nuk do t’i trajtojmë ashtu, as në Uashington, e as në Bruksel”, tha Vuçiq në TV Pink.

Siç shtoi tutje Vuçiq, Serbia është në pozicion të vështirë sepse për SHBA-në, dhe për shumicën e shteteve të BE-së, Kosova është shtet i pavarur.

Ndryshe, emisari special i SHBA-ve për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Richard Grenell njoftoi sot se liderët e këtyre dy shteteve do të takohen më 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

.