Connect with us

Sport

Reagon sërish FC Prishtina: Të martën kishim 14 lojtarë…

Publikuar

Ndërsa sot, kur FC Prishtina nuk ka lojtarë të mjaftueshëm, po kërkohet që të zhvillohet ndeshja.

Njoftimi i FC Prishtinës, pa ndërhyrje:

Të martën skuadra i kishte 14 lojtarë në dispozicion dhe autoritetet e Gjibraltarit kishin urdhëruar Prishtinën të lëshonte vendin e tyre.

Ndërsa sot, autoritetet e Gjibraltarit lejojnë të zhvillojnë ndeshjen (!).

Përfaqësuesi i klubit, Bajram Shala, me autoritetin tij nga përvoja shumëvjeçare në FFK në raport me UEFA, po bënë përpjekje të jashtëzakonshme me autoritetet e UEFA-s ,që Prishtina t’i ketë 11 futbollistë në dispozicion.

Gjendja duke mjaft e pashpresë, por klubi do të bëjë gjithçka çka është në mundësitë e saj.

/Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK