Sport
Reagon Lincoln: Ndeshjen ndaj FC Prishtinës e anuloi UEFA

Për të dytën herë brenda një javë, është shtyrë ndeshja mes Lincoln dhe FC Prishtinës, shkaku i rasteve me COVID-19 te skuadra nga Kosova.
Pas testimit pozitiv të tetë futbollistëve, FC Prishtina është detyruar të ndryshojë gjithë skuadrën, por edhe pas ndryshimeve, sërish tetë futbollistë kanë dalë pozitiv.
Kundërshtari i Prishtinës për këtë takim Lincoln Red Imps ka reaguar në faqen zyrtare të klubit, duke thënë se vendimi për anulim u morë nga UEFA, duke qenë e kundërta e asaj çfarë ka thënë Prishtina.
“Ne mund të konfirmojmë se UEFA anuloi ndeshjen e sotme të planifikuar të Ligës së Evropës mes nesh dhe FC Prishtinës”.
Mbetet të shihet se cili do të jetë fati i kësaj ndeshje, me UEFA-n që shumë shpejt do të merr një vendim./Lajmi.net/




















