Connect with us

Sport

Reagon drejtori i Prishtinës pas rasteve pozitive me koronavirus

Publikuar

Njejtë sikur javën e kaluar, Prishtina duket se ka 8 raste pozitive me coronavirus. Fjala është për futbollistët Leart Eminin, Ardit Nikën, Kushtrim Gashin, Perparim Osmanin, Adem Maliqin, Mërgim Boshnjakun, Ardian Muja dhe Arbnor Mujën.

Kjo është hera e dytë për Prishtinën që i ndodh një gjë e tillë, pasi që edhe në udhëtimin e parë kishin rezultuar tetë futbollistë pozitiv dhe ekipi ishte detyruar të bëj prapaktheun brenda ditës.

Kryeqytetasit kishin huazuar gjithë futbollistët nga ekipet tjera të Superligës, madje kishte ndryshuar edhe stafin, vetëm e vetëm për ta zhvilluar ndeshjen.

E lidhur me këtë lajm ka reaguar drejtori i Prishtinës, i cili ka implikuar si fajtor për këtë fiasko Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku këta lojtarë kishin testuar negativë.

Begolli ka shkruar IKSHPK dhe një figurë ku i shihet goja e mbyllur.

NA NDIQ NË FACEBOOK