Connect with us

Sport

Reagimi i FFK-së pas anulimit të ndeshjes Drita – Linfield

Publikuar

Finalja e fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Linfield është anluar, pas paraqitjes së një rasti të ri me COVID-19 te skuadra kosovare.

Është tani Komisioni i Disiplinës te UEFA, që do të vendosë për fatin e këtij takimi.

Reagimi i FFK-së:

Ndeshja finale e parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve, ndërmjet kampionit të Kosovës, Dritës dhe kampionit të Irlandës së Veriut, Linfield, e paraparë për t’u zhvilluar sot në Nion në orën 18:00 është pezulluar. Ky vendim është marrë pasi autoritetet shëndetësore të Zvicrës në bashkëpunim me UEFA-n kanë vendosur për karantimin e KF ‘Drita’, pasi një tjetër lojtar i kampionëve kosovarë ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Lojtari i cili rezultoi pozitiv, më parë kishte dalë negativ në testin e bërë më 7 gusht. Në njoftimin e UEFA-s tutje thuhet se i gjithë ekipi i KF ‘Drita’ ishte testuar negativ para ardhjes së tyre në Zvicër, mirëpo të premten një lojtar nga KF ‘Drita’ doli pozitiv në prag të ndeshjes kundër Inter Club d’Escaldes. Në përputhje me protokollin e UEFA-s ky lojtar u fut në karantinë, së bashku me një shok të skuadrës që kishte kontakt të ngushtë. Lojtari i dytë që rezultoi pozitiv kishte kontakt edhe me anëtarët e tjerë të delegacionit gjatë ditëve të fundit dhe kjo ka bërë që autoritetet zvicerane ta vendosin tërë skuadrën kosovare në karantinë. Për këtë arsye ndeshja nuk mund të zhvillohet, thuhet në njoftimin e UEFA-s. Tani kjo çështje do t’i paraqitet Organit të Kontrollit dhe Disiplinës të UEFA-s, për një vendim në përputhje me shtojcën I të rregullores së Ligës së Kampionëve 2020/21 të UEFA-s, që është miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s javën e kaluar.

Ndërkohë, FFK shpreson dhe beson që do të respektohet protokolli dhe rregulloret e UEFA-s në rastin e Covid 19, ku të infektuarit izolohen dhe të tjerët e vazhdojnë garën. Me këtë rast lusim UEFA-n dhe kërkojmë mirëkuptim që të mundësojë zhvillimin e kësaj ndeshjeje në ndonjë termin tjetër dhe vend tjetër me qëllim që mos të dëmtohet ekipi ynë.

/Lajmi.net/

Lajme2 minutes ago

Mexhiti: Çarshia e Çairit po rikthehet në shkëlqimin e saj, mbi 28 milionë denarë investim

Lajme10 minutes ago

Limani: Duhet ta rikthejmë ASH-në si subjekt konkurrues dhe faktor serioz në Maqedoninë e Veriut, do ta shfrytëzojmë të gjithë potencialin njerëzor

Maqedoni11 minutes ago

VMRO shpërthen ndaj “Supremes”: “16 viktima dhe askush përgjegjës”

Maqedoni25 minutes ago

Plumbat në Çair përfunduan me vdekje: Kallëzim penal ndaj dy personave

Lajme30 minutes ago

Dauti viziton pikën kufitare Bellanoc–Stançiq: Po punojmë që të mundësohet edhe qarkullimi i mallrave

Lajme33 minutes ago

Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk ia dhanë votat për nënkryetare

Maqedoni49 minutes ago

AKI mobilizon strukturat në Bërvenicë, Jusuf Shaini në krye të shtabit zgjedhor

Shqipëri1 hour ago

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

Lajme2 hours ago

MPB-ja kryen kontrolle në 28 lokacione: Janë siguruar dëshmi për drejtimin e autobusëve dhe kamionëve me leje të falsifikuara

Lajme2 hours ago

Në Zhelinë mblidhen kryetarët e komunave të Pollogut, Sejdiu: Optimizimi i rrjetit shkollor të bëhet me analiza të plota

Lajme2 hours ago

Hamza: Prej sot PDK nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në Kushtetuese

Lajme3 hours ago

Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do t’i fitojmë

NA NDIQ NË FACEBOOK