Connect with us

Kosovë

Rastet nëpër komuna: Prishtina mbetet e para, Peja vazhdon ulje-ngritjet rapide

Publikuar

IKShPK ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit në betejën e vendit me pandeminë Covid-19.

Rastet nëpër komuna vazhdojnë të jenë thuajse si çdo ditë tjetër me një trajektore që për çudi nuk ndryshon.

Prishtina vazhdon të mbetet e para dhe sërish ka shënuar 25 raste të reja me Covid-19, përcjell Periskopi.

Peja ndërkohë është rasti më interesant pasi që para pak ditësh i kishte pasur 20 raste, ndërsa sot ka shënuar vetëm 3 sosh. Një ulje-ngritje të tillë brenda një ose dy ditësh kjo komunë e kishte përjetuar edhe më herët.

Rastet e plota:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

NA NDIQ NË FACEBOOK