Sport
Rastet e Dritës dhe Prishtinës ngjallin frikë edhe te Gjilani

Janë tetë futbollistë të FC Prishtinës që kanë dalë pozitivë në COVID-19, dhe autoritetet vendase kanë vendosur që të mos zhvillohet ndeshja.
Pas këtij rasti, frikë ka edhe te SC Gjilani, që të enjten takohet me Tre Penne Galazzano.
“E kemi pranuar me keqardhje atë lajm, kjo është shqetësuese edhe për ne”, ka deklaruar Robelli, përcjell lajmi.net.
“Kemi kryer testet dhe të gjithë kemi dalë negativ, ndërsa së fundi kemi marrë edhe vizat nga shteti italian”./Lajmi.net/






















