Connect with us

Lajme

Raporti origjinal serb për sulmin ndaj familjes Jashari, ja cili komandant i vrau 58 anëtarët e familjes

Publikuar

më

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka publikuar raportin origjinal serb për sulmin dhe vrasjet ndaj familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit.

Në këtë raport, shkruhet se sulmin mizor ndaj familjes Jashari në Prekaz, e ka kryer Milorad Ulemek, komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit, përcjell Bota sot.

Kurti ka kërkuar ekstradimin nga Serbia të Ulemekit, për gjenocid kundër 58 anëtarëve të familjes Jashari.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

“Raporti origjinal serb për sulmin dhe vrasjen e kryer ndaj familjes Jashari! Në këtë raport, flitet se si dhe kush e sulmoi dhe masakroi Familjen e Jasharëve.

Aksionin mizor ndaj Familjes Jashari e kanë kryer, Milorad Ulemek, komandant i njësisë – JSO – Njësia e Operacioneve Speciale, e cila vepronte direkt nën direktivat e Stanishiqit dhe Milosheviqit.

Milorad Ulemek është dënuar për vrasjen e premierit serb Zoran Gjinqic – por kurrë nuk u dënua për masakrën ndaj Familjes Jashari ku u masakruan mizorisht 58 anëtarë.

Në fund të këtij raporti, flitet për „suksesin e madh“ të kësaj njësie speciale dhe ku asgjësuan 66 „terroristë“ (siç e quanin këta kriminel çdo Shqiptar) – por realiteti ishte se ata vranë gjithsej pesëdhjetë e tetë persona e në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Këtij sulmi i mbijetoi Besarta Jashari (asokohe 11 vjeç).

Republikanët e Kosovës e kërkojnë ekstradimin nga Serbia të kriminelit Milorad Ulemek, komandantit të Njësisë të Operacioneve Speciale i cili kreu Gjenocid ndaj Familjes Jashari. Duam drejtësi për familjen Jashari.”

.

Shqipëri23 minutes ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme1 hour ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme4 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri6 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme7 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni8 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme8 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

NA NDIQ NË FACEBOOK