Connect with us

Kosovë

“Ramush Haradinaj secilen bllokadë në emër të Kosovës e bën për të ngopur ambiciet e tij për pushtet”

Publikuar

Politologu, Shkodran Ramadani ka komentuar për ambiciet e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj që të bëhet president i vendit.

Ramadani ka thënë se Haradinaj nuk mund të bëhet president sepse nuk e ka përkrahjen e partive të tjera, shkruan Periskopi.

Ai po ashtu ka thënë se Haradinaj secilën bllokadë në emër të Kosovs e bën për të ngopur ambiciet e tij për pushtet.

“Nje levizje e mire per te dhe partine e tij, por qe mund te prodhoje edhe bllokade institucionale, sic ka bere me rastin e demarkacionit dhe takses. Duket se edhe ato bllokada ne emer te Kosoves i ka bere per te arritur ne nje pike ku mund te ngope ambiciet personale per pushtet”

Shkrimi tij i plotë:

Haradinaj e di se nuk mund te behet President. Nje ambicie te tille nuk e mbeshtet as LDK, as VV, as PDK. Me e rendesishmja, as qytetaret e Republikes nuk perkrahin nje ide te tille. Pra mbeshtetja per kete projekt eshte aq e madhe sa eshte partia e tij. Ai po e rrite pazarin edhe ne Qeverine aktuale, edhe per nje koalicion potencial me VV, ku do te mund te merrte gati gjysmen e Qeverise, me shume se qe ka tani. Nje levizje e mire per te dhe partine e tij, por qe mund te prodhoje edhe bllokade institucionale, sic ka bere me rastin e demarkacionit dhe takses. Duket se edhe ato bllokada ne emer te Kosoves i ka bere per te arritur ne nje pike ku mund te ngope ambiciet personale per pushtet. Shpresoj te kalojme me sa me pak pasoja!

NA NDIQ NË FACEBOOK