Kosovë
Ramiz Lladrovci kalon fazën kritike nga COVID-19, pritet të lirohet nga spitali

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci pasi pati përkeqësim të gjendjes shëndetësore nga COVID-19, ishte shtruar në QKUK.
Por siç duket, gjendja e Lladrovcit është përmirësuar dukshëm.
Nënkryetari i i kësaj komune, Nazmi Hasi për Periskopin konfirmoi se gjendja e Lladrovcit është duke përmirësuar dukshëm. Hasi jep lajmin e mirë se kryetari së shpejti pritet të lirohet në shtëpi.
”’Përmirësimi është i dukshëm. Parametrat shëndetësor të cilët kanë të bëjnë me COVID-19, janë në përmirësim të tërësishëm, shumë mirë është. Së shpejti pritet të dalë nga spitali. Nuk kemi konfirmim se kur por me rëndësi shëndeti është në përmirësim e sipër. Do të thotë fazën kritike e ka kaluar dhe të gjitha parametrat shëndetësore i ka në rregull’’, tha Hasi për Periskopin.
Lladrovci kishte njoftuar se është infektuar me COVID-19. Ai kishte bërë me dije se kishte pak temperaturë dhe se do të jetë në izolim deri në shërimin e plotë.
“Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë. Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë. Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante. Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën!”, kishte shkruar Lladrovci./Z.R/Periskopi/





















