Lajme
Rama poston videon: Mirëmëngjes nga fshati mes të shkuarës dhe të ardhmes

Kryeministri shqiptar Edi Rama në profilin e tij në Facebook ka postuar një video ku tregon zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
Sipas Ramës, Shqipëria bujqësore ka hyrë në rrugën pa kthim të rilindjes duke prodhuar më shumë për vendin dhe duke shitur më shumë për jashtë, shkruan TCh.
Në videon e publikuar nga ai thuhet se janë 517 projekte agro-biznesi të mbështetura financiarisht nga shteti dhe 52 mijë e 710 fermerë të mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES 
dhe me këtë videokartolinë nga fshati mes të shkuarës e të ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë


















