Connect with us

Lajme

Radhë dhe pritje me orë të tëra para bankave (VIDEO)

Publikuar

më

Pritje me orë të tëra, grindje mes qytetarëve dhe mosrespektim të masave mbrojtëse. Kjo është pamja para bankave sot. Më shumë se 100 mijë qytetarë, ish klientë të bankës së falimentuar “Eurostandard” garojnë me kohën. Kërkojnë zgjidhje në bankë tjetër, në mënyrë që të hapin llogari të reja në kohë dhe t’i marrin pensionet, rrogat apo ndihmën sociale. Në anën tjetër, pas bllokimit të qarkullimit pagesor të Postës së Maqedonisë që e bënte “Eurostandard”, qytetarët kanë vendosur faturat t’i paguajnë në bankë, që gjithashtu ka shkaktuar rrëmujë. Shumë persona të moshuar edhe më tej nuk përdorin pagesa përmes internetit.

“Te ne bëhen punët kështu, pritet në momentin e fundit, në minutën e fundit. Njëqind mijë po transferohen në banka tjera, normalisht do të jetë përplot njerëz, të gjithë nxitojnë për ta marrë pensionin”.

“Isha në disa vende andej- këndej, më pas në gjykatë, tani duhet të paguaj fletëpagesë. Pse fletëpagesë? “Më duhet për kujdestar, kemi probleme, dokumentet duhet të bëhen që të marrë kartelë në bankë”. “Kam pritur gjysmë ore për të tërhequr para. A ka rrëmujë tani? Varet nga vendi”.

Problemi më i madh është me qytetarët që nuk mund të shkojnë fizikisht në bankë kurse pensioni ose asistenca sociale nga muaji tjetër nuk do t’u arrijë në adresën e tyre të shtëpisë. Qeveria angazhoi Asociacionin e Bankave të Maqedonisë të përgatisë autorizim, por i njëjti ende nuk është dorëzuar deri te bankat. Qytetarët vetë gjejnë zgjidhje nëpër labirintet e institucioneve për grumbullimin e dokumenteve të nevojshme.

.

Lajme11 minutes ago

Agon Ferati takon Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kristof Kamp

Lajme14 minutes ago

Haziri: Ndasia e 31 janarit po i kushton LDK-së, pasojat u reflektuan edhe në zgjedhjet e 7 qershorit

Lajme15 minutes ago

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Lajme44 minutes ago

Një profil i provuar në luftën kundër kontrabandës: Fation Shehu në krye të Doganave

Lajme49 minutes ago

Durmishi: Çmimet janë brenda kornizës së stabilitetit të tregut, punojmë në rritjen e pagës minimale

Maqedoni54 minutes ago

Koronavirusi rikthehet në vëmendje në Maqedoni: Regjistrohen raste të reja, gripi po përhapet me shpejtësi!

Lajme1 hour ago

Mustafa Dauti: Po mbrojmë edhe shëndetin e qytetarëve, ndalohen 2.8 tonë kripë pa jod

Lajme1 hour ago

Kuvendi: Nga 204 funksionarë të zgjedhur e të emëruar, 62,3% maqedonas dhe 25,5% shqiptarë

Shqipëri1 hour ago

“Ka larguar figura me peshë”- Dritan Hila zhbën “ripërtëritjen” e PD: Nëse Nikola Kedhi i del kundër Berishës, Flamuri do ta “ekzekutojë”!

Lajme1 hour ago

Shasivari në Xhaminë e Artë të Manilës: Dialogu dhe bashkëjetesa, ura që afrojnë shoqëritë

Bota2 hours ago

Raportuesja e OKB-së: Po e ndjek me vëmendje debatin në Kuvend për Gjykatën Speciale

Maqedoni2 hours ago

Tmerr në „Higjiena Komunale“: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

NA NDIQ NË FACEBOOK