Connect with us

Lajme

Qeveria e re, vazhdojnë bisedimet intensive mes LSDM-së dhe BDI-së

Publikuar

Kanë vazhduar bisedimet edhe këtë fundjavë mes LSDM dhe BDI për arrijten e marrëveshjes për ekzekutivin e ri.

Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, punimet intensive zhvillohen në nivelin e sekretarëve partiak në drejtim të harmonizimit të programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të Qeverisë si dhe propozimet për drejtues të përshtatshëm për zbatimin programin qeverisës katërvjeçar.

“Punohet në propozim programin për punë të Qeverisë së ardhme eventuale, si dhe në propozimet për drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, që do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar. Në momentin që do të ketë përparim në bisedime, menjëherë do ta njoftojmë opinionin”, thuhet në njoftimin e përbashkët të grupeve negociuese.

Palët më tej shtojnë se kjo qasje do të çojë në një marrëveshje përfundimtare dhe një Qeveri stabile.

Takim treorësh të enjten pasdite, pas dorëzimit të mandatit, patën liderët e dy partive poltiike, Ali Ahmeti dhe i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ishte vlerësuar në kumtesën e përbashkët si konstruktiv dhe produktiv dhe në të cilën janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për qeveri të re, evropiane përkushtuar integrimeve evropiane, ekonomisë, dhe qeverisjes të së drejtës. (TVM2)

NA NDIQ NË FACEBOOK