Connect with us

Lajme

Qeveria e re, pas zgjedhjes së nënkryetarëve (VIDEO)

Publikuar

më

Lidhja Socialdemokrate shprehet e gatshme të dorëzoj në Kuvend propozimin për përbërjen e re qeveritare brenda kësaj jave, por pa precizuar ditën. Kreu i kësaj partie, Zoran Zaev tha se ka kohë. Mandatari për formimin e qeverisë theksoi se fillimisht do të zgjidhen nënkryetarët e Kuvendit dhe të verifikohen mandatet e deputetëve të ardhshëm. Sot, i vetmi që foli nga Socialdemokratët ishte Ministri në largim i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski.

“Unë besoj sot ose nesër, do të thotë këtyre ditëve, do të dorëzohet propozimi për qeverinë e re dhe shpejtë do të bëhet edhe votimi i qeverisë së re. Kështu që, më së voni javës që vjen do ta kemi funksional pushtetin ekzekutiv. Sa i përket komisioneve, gjithmonë ka qenë praktika që të formohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime dhe ai është parakusht që të mund të formohen organet tjera të Kuvendit- deklaroi Damjan Mançevski, LSDM.

Zgjedhja e nënkryetarëve bëhet me marrëveshje mes partive parlamentare por nuk është kusht për votimin e Qeverisë. Madje, gjatë përbërjes së kaluar, nënkryetarët janë zgjedhur një vit pas konstituimit të Kuvendit.

Qeveria e re duhet të votohet nga të paktën 61 deputetë. Ndonëse koalicioni LSDM-Bashkimi Demokratik për Integrim kanë arritur ujdi për shumicën parlamentare, ende nuk dihet nëse mosmarrëveshjet brenda degëve të integristëve mund të luhasin këtë votim. Jo zyrtarisht, Alsat mëson se deputeti Izet Mexhiti gjatë ditës takohet me kryetarin e partisë së tij, Ali Ahmeti për të shqyrtuar çdo eventualitet. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim heshtin.

Të zëshëm edhe sot ishin nga VMRO DPMNE, të cilët thonë se përbërja e re qeveritare ka ricikluar kuadrot e tyre. Opozita ka dilema për propozimet e publikuara të posteve të ministrave.

Ndërkaq, afati përfundimtar për paraqitjen e propozimit për përbërjen e qeverisë së re është më 2 shtator. Sipas dispozitave, mandatari ka 20 ditë të paraqesë propozim në Parlament për përbërjen e qeverisë së re. Pastaj fillon periudha prej 15 ditësh në të cilën duhet të caktohet seanca e votimit, e cila nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë. Edhe nëse përdoren afatet maksimale të përcaktuara, Maqedonia duhet ta ketë Qeverinë e re, e shumta deri më 20 shtator.

Video:

.

Maqedoni6 minutes ago

Letër me kërcënime në zyrën e presidentes Siljanovska-Davkova, arrestohet 46-vjeçari

Shqipëri36 minutes ago

Kukësi akuzon për dhunë: Lojtarët morën dëmtime fizike, kemi bërë kallëzim

Lajme1 hour ago

Bekim Sali dhe Edi Rama shpallosin pllakatën Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Manastir

Lajme1 hour ago

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e Alfabetit, të rinjtë e BDI-së protestojnë para Kushtetueses!

Lajme1 hour ago

Mashtronte kinse vuante nga leukemia, arrestohet në Gjilan pasi dyshohet se përmes “GoFundMe” grumbulloi mbi 189 mijë euro

Lajme2 hours ago

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Lajme2 hours ago

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e Alfabetit: “Gjuha shqipe na bashkon, ta përcjellim me dashuri te brezat që vijnë!”

Maqedoni2 hours ago

Rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve: Gjoba prej 100 dhe 500 eurosh

Maqedoni2 hours ago

Alarmante: 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit seksual në internet

Shqipëri3 hours ago

Kumbaro dënon sulmet ndaj të rinjve që takuan Ramën: Linçimi në rrjetet sociale është terrorizim i hapësirës publike

Lajme4 hours ago

Deputeti Burim Ramadani rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Çështja e rrymes ia ka qit kulmin!

Lajme4 hours ago

Kasami pas takimit me Ramën: Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën

NA NDIQ NË FACEBOOK