Sport
Puyol ka një mesazh për Messin pas lajmeve për largimin e tij nga Barcelona

Në mediet ndërkombëtare raportohet se Lionel Messi e ka informuar Barcelonën se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.
Ky lajm, ka shokuar botën e sportit, duke bërë të reagojnë edhe disa figura sportive.
Në mesin e tyre edhe ish kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol.
Puyol ka folur me respekt dhe admirimin për Messin, duke i dhënë mbështetje në gjithë këtë vendim.
“Respekt dhe admirim Leo. Gjithë mbështetjen time, shoku im”, ka shkruar Puyol në rrjetet sociale./Lajmi.net/






















