Sport
Pulisic mungon gjashtë javë

Ylli amerikan, Pulisic, do të jetë mungesa e madhe e Chelsea për ndeshjen kundër Bayern Munich.
Lidhur me lëndimin e anësorit ka folur edhe Frank Lampard, i cili ka treguar edhe sa do të mungojë lojtari.
Christian Pulisic do të mungojë gjashtë javë, sipas fjalëve të Lampard, transmeton lajmi.net.
Amerikani lëndohej në finalen e Kupës FA, të cilën Chelsea e luante kundër Arsenal.
Mbetet të shihet se sa do të ndikojë ky lëndim për fillim sezonin e Pulisic. /Lajmi.net/





















